‘Artikull fyes’, Marina Berlusconi reagon ashpër, mohon përfshirjen në politikë dhe sulmon gazetarin: Gjuhë prej një shpellari 15/04 17:51
Një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë se Kievi nuk kishte asnjë lidhje me trazirat anti-izraelite në rajonin e Dagestanit me shumicë myslimane të Rusisë.
Deklarata sqaruese vjen pasi Rusia pretendoi se Ukraina luajti një “rol të drejtpërdrejtë dhe kyç”.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Moskës, Maria Zakharova incidenti, në të cilin një turmë sulmoi një aeroport, ishte rezultat i një “provokimi” të orkestruar nga jashtë Rusisë.
Por këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak i tha Reuters: “Sigurisht, Ukraina nuk ka të bëjë fare me rritjen e fundit në shkallë të gjerë të ndjenjave ksenofobike në territorin e Federatës Ruse”.
Top Channel