Izraeli zotohet të ‘rrisë në mënyrë dramatike’ ndihmën për Gazën

29/10/2023 11:45

Izraeli do të lejojë një rritje dramatike të ndihmës për Gazën në ditët në vijim, ka thënë një zyrtar.

Koloneli Elad Goren përsëriti thirrjet e IDF që civilët palestinezë të evakuohen në jug të territorit.

“Në javën e ardhshme ne po planifikonim të rrisnim në mënyrë dramatike sasinë e ndihmës“- tha Kol Goren, nga Cogat, një agjenci izraelite e ministrisë së mbrojtjes që koordinon me palestinezët, duke shtuar se:”Ne kemi shënuar një zonë humanitare në Rripin jugor të Gazës në zonën Khan Younis… ne ende rekomandojmë që popullata civile që u evakuua të shkojë në këtë zonë.” 

Kolonel Goren nuk tha nëse zona humanitare ishte e re apo një zonë ekzistuese.

Vlen të theksohet se Izraeli i kontrollon të gjitha, përveç një pike hyrëse në Gaza, me vetëm kalimin Rafah në kufi me Egjiptin. Që nga 7 tetori, rreth 80 kamionë me ndihma janë lejuar në këtë hyrje.

Agjencitë e ndihmave thonë se kjo s’është gjë tjetër veçse një pikë uji në oqean në krahasim me nevojat urgjente të palestinezëve që jetojnë në një krizë humanitare spirale, me të paktën 100 kamionë në ditë të nevojshme për t’i përmbushur ato. I tillë është dëshpërimi që më herët sot, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, tha se mijëra njerëz kishin hyrë në magazinat e saj gjatë natës për të marrë gjërat themelore.

Top Channel