Përplasja mes Ronaldo Sharkës dhe Eni Shehut në skenën e Dancing With the Stars ka bërë xhiron e rrjetit.

E pyetur për këtë në Fan Club, Roza Lati nënkuptoi se Ronaldo po e bën gjithçka për vëmendje dhe se Eni nuk iu përgjigj ‘flakë për flakë’ për t’mos i dhuruar atë vëmendje që ai kërkon.

Ndërkaq, Lei Kraja, e ndalur tek ‘molla e sherrit’, favorizimi që sipas Ronaldos i bën juria Enit – konkretisht Valbona Selimllari dhe Olta Gixhari – tha se Shqipëria është aq vend i vogël saqë të gjithë njihen me njëri tjetrin.

Në optikën e Leit, Olta ka një karakter të drejtpërdrejtë që t’i thotë gjërat hapur dhe Eni në të vërtetë nuk është aty sepse i ka krahët e ngrohtë nga Olta, por sepse ka kërcyer mirë.

Rozi: Në vitet që jetojmë ne skandali shet, dhe Ronaldo e di këtë.

Lei: Tensioni është i lartë, unë e njoh shumë mirë Enin dhe në fakt na habiti të gjithëve që nuk ka reaguar aq shumë.

Rozi: S’ka dashur t’i japë vëmendje.

Lei: Eni më ka folur shumë më shumë ashpër mua sesa Ronaldos. Por mendoj se është i fokusuar tek kërcimi dhe nuk do t’i japë rëndësi asgjëje tjetër.

Kiara: Mos ndoshta i ndjen shpatullat e ngrohta nga Olta?

Lei: Jo. Shqipëria është e vogël, dhe ne kemi të gjithë miq. Por Olta ka atë karakterin që ti thotë gjërat hapur, dhe Eni çështë e vërteta ka kërcyer mirë.

Por çfarë ndodhi natën e spektaklit të së premtes?

Në fund të kërcimit, me të marrë vlerësimin prej 20 pikësh nga juria, Eni Shehu pyeti në mënyrë të drejtpërdrejt Ronaldon se çfarë problemi kishte me të. Diskutimi mes palëve degradoi në një debat të fortë mes dy konkurrentëve.

Eni Shehu: Ronaldo o yll bote ça ke me mua, ke tre javë që me je ngjit. Unë jam përgjigjur sa herë jam pyetur me ty. Frenki është vetëm duke u ankuar për ty, s’dua tua prish festën për Tiktok por këtu është Dancing. Këtu luhen këmbët jo dhëmbët.

Ronaldo Sharka: Rrogën e do me siguracione apo pa siguracion.

Eni Shehu: Më kanë thënë njerëzit ‘se shohim dot se ka vetëm debate dhe polemika aty’.

Ronaldo: Janë dy 8-ta majtas dhe djathtas që ty të ngrenë pikët. Unë nuk kam ndërmend të bëj debat me fansat e Oltës, merr pankartën ‘Team Olta Luanesha’. Mos e njollos biografinë tënde televizive.

Eni: Kur juria i thotë ‘jo jo jo’ katër herë, të marrë komardaret dhe të zhduket nga kjo skenë.

Ronaldo: Debat me fansat e Oltës nuk bëj. Më tha ‘zhduku nga skena’. Në të gjitha kërcimet e tua nuk gjen 30 sekonda kërcim. Lëre Frenkin, mos u merr me Frenkin.

Eni: Më vjen gjynah për atë vajzën.

Frenki: Ankesat e mia janë inkurajim për Ronaldon.

Ronaldo: Kush e ka mësuar këtë zhurmues. Je i rritur që të bësh këto debate.

Eni: Këmbët këtu, dhëmbët në vend tjetër.

Ronaldo: Hajde ulu te Olta merr freskuese, mblidhe pak veten tani. Nëse të shqetësonte kjo, më kapje në korridor, por i ruan për këtu se doni vëmendje. Kostumi i zi të shkon shumë, siç ke dhe shpirtin. Unë e shijova shumë Bora, kjo skenë është magjike. Publiku të votojë Vip9 se edhe njerëzit që bullizohen dhe janë të këqij në fillim, mund të shkojnë në finale.

Top Channel