“Stabat Mater Dolorosa”, nëna e pikëlluar qëndron nën këmbët e Kryqit!

Këto janë fjalët e para të himnit me në qendër të shenjtën Mari, e cila vajton kryqëzimin e të birit, Krishtit. Për të krishterët dhe për shumë kompozitorë të mëdhenj, kjo vepër, përtej përshkrimit të thjeshtë, fton dhembshurisht të gjithë artdashësit të marrin pjesë në pikëllimin e kësaj nëne, si një rrugë drejt hirit dhe si pjesë e udhëtimit shpirtëror të një besimtari.

E rikthyer në TKOB, pas më shumë se 2 dekadash, koncerti simfonik vokal “Stabat Mater”, do të vijë mjeshtërisht më  27 dhe 28 tetor, nga Orkestra, Kori dhe Solistët e TKOB-së, nën dirigjimin e maestros Adriano Martinolli D’ Arcy, dhe Dritan Lumshi.

Ariet e kësaj vepre do të performohen nga soprano Renisa Laçka, mezzosoprano Vikena Kamenica, tenori Matias Xheli dhe basi Nicola Ciancio, në bashkëpunim me konservatorin “Umberto Giordano” të Foggia-s së Italisë.

Stabat Mater shpesh i është atribuar Jacopone da Todi. Stabat Mater u bë i njohur mirë nga fundi i shekullit të 14-të.

Top Channel