Më 7 tetor, Hamasi nisi një sulm të befasishëm në jug të Izraelit, duke masakruar civilët ndërsa ata festonin festën hebraike të Sukkot dhe duke marrë shumë pengje në Gaza.

Skenat e tmerrshme të fotografuara në ditët që pasuan ndriçuan brutalitetin e paprecedentë, me shtëpitë e djegura, krevate fëmijësh të përgjakur, makina të braktisura të shpuar nga plumbat, familjarë që mbanin trupat e të dashurve të tyre nga lagjet e shkatërruara, etj.

Si hakmarrje, Izraeli ka goditur enklavën palestineze prej 2.3 milionë banorësh me artileri dhe sulme ajrore për javë të tëra, duke i hapur rrugën një pushtimi të pritshëm tokësor në shkallë të plotë ndërsa tanket e betejës grumbullohen në kufi.

Përgjigja e Izraelit ndaj sulmit të Hamasit ka tërhequr vëmendjen e politikës ndërkombëtare. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar dje në favor të një rezolute që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Por gjuha është e varfër të treguar se çfarë ka ndodhur me civilët nga 7 tetori kur filloi konflikti Izrael-Hamas e deri më sot. Imazhet flasin vetë…

FOTO GALERI
21/30
Hamasi publikoi pamjet që shfaqin ata duke u kujdesur për fëmijët pengje më 13 tetor, një ditë pasi Izraeli shpërndau foto të atyre që pretendonte se ishin fëmijë të vrarë dhe të djegur nga grupi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA