Shqipëria del nga lista gri e FATF, Balluku: Lufta për parandalimin e pastrimit të parave, një nga angazhimet kryesore të qeverisë shqiptare

27/10/2023 12:30

Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku nga Parisi, ku është zhvilluar një takim i Financial Action Task Force (Taskforcës së Veprimit Financiar), përcolli një lajm të rëndësishëm për vendin tonë. 

Atë të daljes nga lista gri e vendeve me probleme kur vjen puna tek lufta me pastrimin e parave.

 “Shqipëria sot në një unanimitet të plotë votimi doli nga lista gri e FATF-s dhe Money Val. Ka qenë një punë intensive pikërisht për të arritur atë që sot u bë realitet. Ky veprim që është marrë nga Taks Forca e Veprimit Financiar ndryshe i quajtur FATF, e cila është një strukturë ndërkombëtare për sa i përket monitorimit të luftës për parandalimin e pastrimit të parave si dhe të financimin e terrorizmit është një hap i rëndësishëm për vendin tonë”, tha Balluku.

Zëvendës kryeministrja Balluku tregoi mekanizmat të cilat bënë të mundur daljen e Shqipërisë nga kjo listë.

“Kjo arritje padyshim pasqyron të gjithë angazhimin e qeverisë shqiptare dhe të gjithë avancimin e saj sa i përket përmbushjes së kushteve që do ta duhen edhe për anëtarësimin e BE. FATF e vlerësoi këtë angazhim të Qeverisë Shqiptare dhe rritjen e kapaciteteve institucionale si pika të forta për të vazhduar zbatimin e reformave në të ardhmen. Sot në këtë seancë plenare zyrtare patëm mbështetjen e SHBA, të BE-s, Italisë, Gjermanisë dhe padyshim të Mbretërisë së Bashkuar. Në fjalën e tyre secili përmendi faktin se Shqipëria ka bërë një progres të qenësishëm dhe se Shqipëria e meriton të largohet nga lista gri”, theksoi zv. kryeministrja.

Qeveria shqiptare theksoi zëvendës kryeministria bashkë me partnerët do ta vijojë betejën në  parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA