Këngëtari Sardi Strugaj erdhi me një cha cha nën ritmin e këngës “Makeba” sonte në Dancing With The Stars.

Duket se performanca e këngëtarit aq sa u pëlqye nga Olta Gixhari, aq edhe u kritikua nga kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri.

Olta Gixhari: Bravo se ato shkallët i zbritët si njerëz. Më ke pëlqyer shumë sot. Je dhe bukurosh, është duhet tja themi.

Ilir Shaqiri: Rëndësi ka që të pëlqeu si zbriti shkallët

Olta: Asnjë nuk i ka zbritur kështu

Iliri: Komplimentet i more, sa i përket mendimit të Ilirit, një cha cha me nuance afro e vlerësoj se mua më pëlqejnë. Duhet të ishe më realizues, se krahët nuk justifikonin gjithë atë frymëmarrje që afro ka. Mendoj se duke qenë ky lloj jo akordimi mes trupit dhe këmbëve, një cha cha mediokre.

Sardi: Këtu më preke içik

Lori Bala: Në latine duhet të thyhet mesi. Kishte hapa shumë të mira, por do doja të rrëshqiste pak hapi cha cha-s. Atmosfera ishte e mirë.

Sardi: Për mesin dhe belin të gjithë ma kanë vënë në dukje, nuk e luaj dot më shumë

Valbona Selimllari: Është e vërtetë që ke një ngurtësim, duhet pak më shumë investim me ushtrime që e lirojnë trupin. Nëse do që ky rrugëtim të shkojë më gjatë, investohu edhe aty, ngërçin mund ta rregullosh

Sardi: Lori më ka dhënë kritika edhe gjatë javës, më ka thënë për shpinën, po e përmirësoj për hir të vërtetës.

Valbona: Ke ecur kaq mirë, unë kam filluar ti rris pretendimet për ty. Mua më pëlqeu kërcimi

Sardi: Ilir i dëgjon (brohoritjet në sallë të fansave) të presin jashtë. Këngën e kishim me dëshirë, kërcimi ishte i vështirë. Ty s’të pëlqeu që i mbylla unë zinxhirin Oltës.

Iliri: Ta lash vetë

Iliri: Cha cha rrihet në kohën e dytë

Sardi: Të gjithë ju që e keni inat Ilirin, votoni Vip 10

Në fund çifti grumbulloi 28 pikë, nga 30 pikë që morën natën e shkuar.

Nëse Sardi dhe Erisa janë të preferuarit tuaj, votoni për ta nga Shqipëria dhe Kosova, me Vip10. Mund të votoni edhe online, në voto.top-channel.tv

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA