Biznesmeni Fatmir Bektashi nuk e ankimon masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë nga GJKKO për çështjen “Partizani”.

Avokatja e ndërtuesit, Vasilika Hysi i tha gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, se megjithëse nuk kanë marrë ende një vendim nga gjykata, klienti i saj ka vendosur të mos e ankimojnë duke qëndruar në disponibilitet të plotë me drejtësinë.

“Nuk e ankimova, jam i gatshëm të përballem dhe të jem në dispozicion të drejtësisë sepse nuk kam gabuar dhe nuk kam pas kurrë një kundërvajtje administrative jo më vepër penale.”

“Akoma nuk na i ka dërguar vendimin gjykata, por nuk do e ankimoj”- tha Hysi për Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA