Eni Shehu erdhi ndryshe me një vals, që i dha të tjera ngjyra kërcimeve të tij që prej natës së parë të startimit të “Dancing With The Stars”.

Ai pati një sinkronizim shumë të mirë me partneren e tij, balerinën Odeta Dishnica, por kryetari i jurisë Ilir Shaqiri pati shumë kritika.

“Valsi” që iu dedikua zemrave të thyera dhe dashurive te pamundura, nuk i shpëtoi syrit kritik të kryetarit të jurisë.

Ilir Shaqiri: Unë mendoj që ata të dy e shijuan shumë këtë vals, por unë se shijova fare. Valsi me muzikën nuk kanë lidhje fare. Pse duhet të komplikohet jeta e një valsi në këtë lloj mënyre.

Olta Gixhari: Unë nuk marr vesh nga 3/4 ose 4/4 e valsit, por mua me erdhi mirë kërcimi.

Lori Bala: Ishte mirë…

Valbona Selimllari: Mua më pëlqeu, më erdhi shumë mirë.

Në total ata morën 28 pikë, ndërsa për publikun votat janë të hapura në kodin VIP3.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA