Mbrojtja braktisi seancën, Berisha: Unë mund të mos i çoja fare! Gjykatësja përzgjodhi ‘Kmerin e Kuq’ me porosi të Ramës

26/10/2023 13:37

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja pse nuk merr pjesë në seancën e GJKKO për dosjen “Partizani”, është sepse nuk është thirrur për t’u pyetur për efekte të hetimit, por për t’u njohur me masën e sigurisë.

I pyetur se ‘pse u larguan përfaqësuesit e t’u ligjor nga seanca’ e djeshme, Berisha implikoi se ata kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, kërkesa me shkrim për të cilën ka mbërritur mëngjesin e sotëm në sekretariatin e gjykatës.

Sipas ish-kryeministrit, përveçse akuza është sulm politik pasi gjykatësja merr urdhra nga kreu i qeverisë Edi Rama, edhe avokati mbrojtës nga shteti Artan Simoni, ishte zgjedhur me porosi të Ramës.

Duke nënqeshur me momentin, Berisha e konsideroi gafë vendimin e gjykatëses për përzgjedhjen e “Kmerit të Kuq”.

“Përfaqësuesit e mi shkojnë aty për të treguar se unë ndaj gjykatës dhe institucioneve, për shkak edhe të formimit që kam, tregoj respektin tim.

Unë mund të mos i çoja fare. Mund t’u thosha dilni dhe bëni deklarata në medie dhe aty mos shkoni. Por jo, ata kanë shkuar.

Ata kanë paraqitur një kërkesë, largimin e kësaj gjykatëseje. A e patë more kë zgjodhi ajo, po ajo ishte fenomenale, sikur ta kisha porositur unë. Atë ‘Kmerin e Kuq’. Ajo ishte gjëja më e bukur. Edi Rama ja çoi, Edi Rama ja nisi. Po, po, po. Të mos të më thotë njeri mua, sepse mos t’ju them edhe personin që i tha të shkonte atje sepse ku e njifte ajo… Por Edi Rama ia nisi. Ata kanë shkuar për këtë qëllim. I kanë kërkuar largohu sepse ke shkelur Kushtetutën.

Në qoftë se gjykatësja do të thoshte e thërras Sali Berishën për ta pyetur për efekte të hetimit të gjykatës, çka është e drejtë ligjore e saj, unë do të shkoja cilido të më thërriste. Por ajo më thërret për të më komunikuar një masë, vendim, të cilin e merr duke shkruar vetë Kushtetutën. Nuk ka histori më të turpshme se kjo.

Ata i kërkuan këtë gjë, por ajo… Ende nuk kam komunikuar të di se çfarë ju ka thënë, por Rama… sepse çdo gjë komunikohet me Ramën, me ankrochat apo diçka tjetër nuk u di, do të më duhet kohë ta deshifrojë se me çfarë komunikojnë me njeri tjetrin.

Por ata prapë do të shkojnë kur të thirren, do të shkojnë kur të thirren, kur të thirremi kemi për të shkuar. Unë rri në kontakt me organet e drejtësisë pavarësisht se Edi Rama i menaxhon gjithmon”- tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA