SHBA: Municionet për Ukrainën janë devijuar në Izrael

24/10/2023 09:46

SHBA-ja ka adresuar raportet se dhjetëra mijëra predha artilerie 155 mm, të destinuara për në Ukrainë, janë devijuar në Izrael.

Gazeta Axios raportoi se municioni që ishte rrugës për në Ukrainë ishte pjesë e një rezerve armësh amerikane të mbajtura në Izrael si pjesë e një marrëveshjeje midis vendeve.

Zyrtarët amerikanë kanë sugjeruar se devijimi i predhave nga Ukraina në Izrael nuk do të kishte ndikim të menjëhershëm në luftën e Kievit kundër Rusisë.

Duke folur të hënën, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane konfirmoi se rreth predha 155 mm ishin ridrejtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA