Britania e Madhe u bë Anglia e Vogël pas Brexit, një vend që ka negociuar me veten për dhjetë vjet 23/06 18:54
Njëzet e dy burime ruse të lajmeve janë bllokuar në Moldavi për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë i Moldavisë njoftoi se faqet ishin përdorur si pjesë e një lufte informacioni kundër vendit. Sky News raporton se Moldavia ka vënë në dijeni se ofruesit e internetit ishin urdhëruar të bllokonin faqet menjëherë.
Rusia nuk ka komentuar menjëherë, megjithëse ekspertët mendojnë se do të zemërohet nga ky veprim.
Marrëdhëniet e Moldavisë me Moskën janë përkeqësuar në mënyrë dramatike që nga nisja e luftës ruse në Ukrainë.
Top Channel