Publikohet videoklipi i kolonës zanore të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”! “Pa ty” nga Luiz Ejlli

23/10/2023 19:20

Sonte është publikuar videoklipi i këngës “Pa Ty” nga Luiz Ejlli, këngë e cila ishte edhe kolona zanore e filmit të suksesshëm “Në Kuadër të Dashurisë”.

Klipi u publikua sot në orën 19:00 si një surprizë për të gjithë adhuruesit e kësaj kënge, të cilët patën mundësinë ta dëgjonin përgjatë filmit.

I gjithë klipi është nga pjesët e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, të regjistruar në Tiranë dhe Korçë.

Ashtu sikurse në film, edhe në këngë protagonistët kryesorë janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, ku mes të tjerash në videoklip është përfshirë edhe puthja e tyre.

Ndërkohë, filmi vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe energji pozitive.

 

Top Channel