LISTA/ Vilë, truall dhe apartamente mbi 300 metra katrorë, cilat janë pasuritë e sekuestruara të Jamarbër Malltezit

23/10/2023 15:31
Vila në Gjirin e Lalazit

Dhjetëra pasuri të paluajtshme në pronësi të Jamarbër Malltezit janë sekuestruar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Apartamente, mes tyre dhe një duplex, trualle dhe njësi janë sekuestruar, pas arrestimit të Malltezit dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit, me akuzën e pastrimit të parave dhe korrupsionit pasiv.

Disa prej pasurive janë: Apartament me sipërfaqe 208,20 m2 i ndodhur në rrugën “”Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë; apartament me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m²; apartament me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2; njësi me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m²; njësi me me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m²; njësi me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m²; apartament me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2.

Truall dhe vilë, apartament dublex i vendosur mbi këtë truall me sipërfaqe trualli 187.7 m2, me sipërfaqe ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhes me sipërfaqe 76.23 m2 kati i parë më sipërfaqe 76.22 m2 si dhe verandë me sipërfaqe 22.73 m2; pasuria me me sipërfaqe 107 m2, rruga “Frosina Plaku”, kati përdhe i godinës 9 katëshe shkalla nr. 2.

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë mbërritur në njërën prej pronave të tij sot, pikërisht në vilën e ndodhur në Gjirin e Lalzit për ta vënë nën sekuestro preventive.

Kujtojmë se Malltezi u arrestua nën akuzën e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë vendosi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri, mes tyre 16 pasuri të paluajtshme në pronësi të Jamarbër Malltezit. Dhëndrit të ish kryeministrit Berisha i bllokohen edhe gjashtë llogari bankare si dhe aksionet në disa kompani.

Fillimisht ata kanë shkuar në banka të nivelit të dytë për të sekuestruar 6 llogari në emër të dhëndrit të ish-kryeministrit dhe më pas do të shkojnë në tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.

Deri në një vendim tjetër këto do të jenë në sekuestro dhe Malltezi nuk mund të kryejë asnjë procedurë tjetër qoftë shitje, blerje apo qira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA