Krijesa e gjelbër helmuese me organ gjenital ‘pirun’, zbulohet si specie e re në Mianmar (fotot)

23/10/2023 17:57

Në një natë të nxehtë e të lagësht në 2008, shkencëtarët në zonat qendrore të Mianmar gjetën një krijesë me ngjyra të ndezura. Kafsha e gjelbër me luspa ishte e mbështetur në një degë peme rreth 7 metra mbi tokë.

Pasi u kap dhe u ruajt në koleksionin e muzeumit ajo rezultoi se ishte një specie e re.

Treshja e shkencëtarëve që studionin nepërkat e Azisë juglindore u tërhoqën nga specie që mbaheshin në muzeum, sipas studimit të publikuar dje në revistën Zootaxa. Mes tyre ishin dhe nepërkat e gjelbra të mbledhura në Miuanmar në vitet 1998 deri ne 2009.

Studimet zbuluan se kafshët e njohura si ‘pit-viper’ (nepërkë gropash)  kishin ndryshime të konsiderueshme gjenetike me specie të njohura dhe nuk ishin studiuar më parë nga afër.

Shkencëtarët analizuan specien e re duke e pagëzuar : Trimeresurus uetzi, ose nepërka Uetz.

Zvarraniku i frikshëm është një gjarpër bari të thellë me një trup të hollë e të gjatë që arrin deri në 80 cm gjatësi. Meshkujt e species janë relativisht më të shkurtër dhe njihen për organin e tyre gjenital “në formë piruni” të njohur edhe si hemi-penis.

Në foto gjarpri jeshil shihet duke qëndruar në degë pemësh apo i mbledhur përtokë.

Fotot janë bërë në 2022 e 2023, nga bashkë autori studimit Tan Van Nguyen.

Studiuesit thanë se emëruan specien e re sipas Peter Uetz, “redaktori faqes së të dhënave për zvarranikët dhe herpetolog i njohur.”

Mianmar, i njohur më parë si Burma, është në juglindje të Azisë në kufi me Bangladesh e Indinë në perëndim, me Kinën në veri dhe me Laos e Tailandën në Lindje.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA