DiCaprio dhe De Niro, nga miq në armiq, Scorsese: Urrejtja shpërtheu në xhirimet e “Killers of the flower moon”

23/10/2023 11:44

Regjisori Martin Scorsese flet për tensionin mes dy aktorëve që e detyroi të ndërhynte disa herë gjatë realizimit të filmit.

Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro kanë punuar së bashku në xhirimet e shumë prodhimeve kinematografike për gati tridhjetë vjet, por diçka nuk shkoi mirë këtë herë.
Obsesioni i DiCaprios me perfeksionin shkaktoi irritim te De Niro, deri në atë pikë sa regjisori Martin Scorsese duhej të ndërhynte. Ka qenë vetë regjisori i filmit që e ka zbuluar këtë fakt në një intervistë për Wall Street Journal, në prezantimin e filmit më të fundit të drejtuar prej tij “Killers of the flower moon”, që e pati premierën absolute në SHBA më 20 tetor 2023.

Ishte një debat i pafund, i pafund, i pafund,- rrëfeu Scorsese, jo pa nerv, duke iu referuar diskutimeve me DiCaprion- në një moment De Niro nuk donte t’i fliste më, të dy shikonim njëri-tjetrin, na iku mendja.

Historia e filmit “Killers of the flower moon” zhvillohet në Oklahoma në vitet 1920. Anëtarët e komunitetit vendas Osage zbulojnë se një burim nafte fshihet nën tokën e tyre dhe kjo i bën ata njerëzit më të pasur në botë, por gjithashtu sjell një sërë krimesh misterioze.
DiCaprio në fillim u zgjodh për rolin e Tom White, djalit të mirë në histori, hetues i FBI-së së sapoformuar, por aktori arriti të bindë regjisorin që t’i besonte atij rolin e “djaloshit të keq”, Ernest Burkhart, një veteran i Luftës së Madhe, djalosh i paskrupullt që josh Mollie, një e re nga komuniteti vendas Osage.

Role të tilla kanë shumë stile të ndryshme aktrimi, por improvizimi konsiderohet moment kyç në të cilin aktorët e mëdhenj dallohen nga të tjerët.

DiCaprio konsiderohet si një fenomen, por ai kishte një tjetër fenomen përballë dhe ai ishte De Niro. Por kjo në vend që të thjeshtonte gjërat, komplikoi gjithçka. Të dy e kanë njohur njëri-tjetrin që nga viti ’93, kur De Niro luajti me DiCaprion shumë të ri në filmin “This Boy’s Life”, me regji të Michael Caton-Jones.
Dhe regjisori i filmit, Scorsese, ka punuar me DiCaprion në gjashtë produksione të tjera, nga “Bandat e Nju Jorkut” te “Ujku i Wall Street”.

Ironikisht, ishte vetë De Niro ai që e bindi Scorsese-n që të merrte në kastin e aktorëve të filmit DiCaprion. Por, sapo nisën xhirimet, marrëdhënia mes dy yjeve filloi të kishte krisje derisa arriti pikën e vlimit.
Kërkesat e vazhdueshme të DiCaprios për të rregulluar skenën, për të ndryshuar linjat, për të bërë pyetje për kuptimin e skenës, e zemëruan De Niron.
Ndërkohë DiCaprio kishte ndërhyrë tashmë edhe për të ndryshuar skenarin.
Pasi kisha punuar për atë histori për dy vjet kisha kaluar për dy vjet mbrëmjet e mia me komunitetin Osage,- tha Scorsese për The Irish Times,- Leo erdhi tek unë dhe më pyeti se ku ishte “zemra” e historisë”.


Regjisori dhe skenaristi Eric Roth u frymëzuan për filmin nga libri i David Grann, dhe e përshtatën atë për skenar filmi. Scorsese punoi 6 vjet për realizimin e “Killers of the flower moon” që parashikohet të jetë suksesi i këtij viti, por fatkeqësisht ky film shënon dhe fundin e një miqësie që u kthye në armiqësi mes dy aktorëve të mëdhenj si De Niro dhe DiCaprio.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA