A është kontrolluar shtëpia dhe zyra e Berishës? Ja çfarë zbulon Artan Hoxha

23/10/2023 19:10

Oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar pasditen e kësaj të hëne në pallatin ku jeton ish-kryeministri Sali Berisha në Tiranë për t’i komunikuar masën “detyrim paraqitje” pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Por a mund të kontrollohet banesa e Sali Berishës? I ftuar në “Top Talk”, gazetari Artan Hoxha ka sqaruar se “që të kontrollohet çdo gjë që Berisha e ka deklaruar si adresë të vetën, përfshirë edhe zyrën e vetë, duhet të merret autorizim nga parlamenti.”

Pra, ligji e përcakton qartë.

Pjesë nga biseda:

Hoxha: Fakti që sot BKH ka shkuar në vilën e Jamarbër Malltezit në Gjirin e Lalzit, është ajo vila e famshme ku ne kemi parë vitet e fundit që pushon vazhdiomisht në fundjavë Sali Berisha. Ka shkuar në të gjitha pronat që ka gjetur deri tani, sepse ata mund të jenë në kërkim edhe të pronave të tjera. Pra, të jeni të sigurt që këto që janë bërë publike deri më tani, SPAK pretendon që i ka të provuara.

Xhokaxhi: A ka patur kontrolle te pronat, një prej të cilave është shtëpia e Sali Berishës? A është kontrolluar shtëpia e Berishës?

Hoxha: Jo. Që të kontrollohet shtëpia e Sali Berishës dhe çdo gjë që është në emër të Sali Berishës…

Xhokaxhi: Është në emër të Jamarbër Malltezit shtëpia ku jeton Sali Berisha…

Hoxha: Atëherë, që të kontrollohet çdo gjë që Sali Berisha e ka deklaruar si adresë të vetën, përfshirë edhe zyrën e vetë, duhet të merret autorizim nga parlamenti. Ligji e përcakton qartë. Nëse e mbani mend, u kontrollua shtëpia e Saimir Tahirit mbasi lëshoi autorizimin Kuvendi. U kontrollua shtëpia e Arben Ahmetajt po ashtu, pasi lëshoi autorizim Kuvendi.

Por pa lëshuar autorizim Kuvendi, vajtën tek shtëpia e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt. Nëse e mbani mend të shtunën Sali Berisha deklaroi se me urdhër të Prokurores u shkua dhe u mor kompjuteri i Jamarbër Malltezit, apo i një prej kompanive të tij.

Pra janë marrë kompjuterat. Prokuroria ka bërë veprime të mëparshme. Berisha tha se është marrë një dosje për të cilën Jamarbër Malltezi ka tentuar të bëjë kallëzim dhe s’mund ta bënte sepse prokurorja kishte sekuestruar dosjen.

Të gjitha këto elementë na çojnë në hapin e parë të të gjithë asaj që ka kërkuar gjithë opinioni publik, goditja e të pandëshkueshmëve.

Lexo edhe: Oficerët e policisë gjyqësore zbarkojnë në pallatin ku jeton Sali Berisha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA