Të gjithë e njohim si “Doktori i Portokallisë”, por sot Erdit Asllanaj vjen në rrëfim krejt tjetër larg petkut të rolit.

I ftuar në “S’e Luan Topi”, Erditi na tregon anën e ndjeshme të tij dhe pikën e dobët; prindrit.

Asllanaj: Mbarova Akademinë e Arteve. Gjithmon prindrit i kam pasur aty në çdo provim, në çdo shfaqje. Herën e fundit në diplomë, prindrit i kisha në sallë. Kisha lënë shumë mjekër, dhe flokët i kisha lënë të gjata dhe të bardha saqë nuk njihesha shumë, prindrit e mi ndoshta edhe nga emocionet nuk më njohën.

Më thoshte mami në përfundim të shfaqes që deri në minutën e fundit ne nuk të njohëm. Kishim aq shumë emocione saqë dridheshim. “Unë thjesht kapa dorën e babit dhe i thashë, ‘ore ky trimi jonë ku është?’” Babi më kishte njohur, por kur i tha mami kështu u fut në dyshime.

Dua të them që emocionet e atyre kanë qenë të mëdha. Emocionet e atyre bashkoheshin me emocionet e mia, dhe unë i ndjeja ata. I ndjejë gjithmon, në çdo hap, çdo gjë që kam bërë në jetën time.

Erjona Rusi: Besoj kjo të dhëmbi kur ike në Francë. Ideja që s’do t’i kishe më aty, me ty.

Asllanaj: Po është një merak në fakt. Ti je i lidhur fortë. Ti bën gjëra ti i ndihmon, ata të ndihmojnë, je afër. Por vjen një moment në jetë që ti merr një vendim dhe ata… Unë e di se ç’kanë përjetuar, por nuk ma kanë shprehur kurrë sepse kanë dashur të mos bëhen pengesë, ose të mos më vënë në pikëpyetje zgjedhjen time.

Top Channel