Performanca e Ina Kollçakut ishte e mbushur me emocione të forta, ku në thelb qëndronte mesazhi, kundër dhunës dhe të drejtat e grave, nën petkun e personazhit Barbie.

Ina pas përfundimit të kërcimit ishte e përlotur, teksa nisi të flasë për gratë e dhunuara dhe të drejtat që duhet të gëzojnë gratë dhe vajzat.

Gjendja emocionale preku menjëherë edhe Olta Gixharin, për të cilën konkurrentja tha se, ka përjetuar më së shumti kohët e fundit opionionet negative dhe presionin publik.

Të dyja u përqafuan dhe “shpërthyen” në lot.

Për sa i përket performancës, konkurrentja pati probleme me menaxhimin e fustanit, por sërish ia doli ta përfundojë me sukses misionin e kësaj puntate të “Dancing With The Stars”.

Ilir Shaqiri: Është hera e parë që performon me fustani?

Ina Kollpaku: Po, hera e parë.

Ilir Shaqiri: Bravo të qoftë që e mbylle performancën dhe e menaxhove mirë gjendjen.

Nëse performanca e Inës dhe Eltonit ju ka përqyer, Top Channel ju jep mundësinë t’i votoni në kodin VIP15.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA