“Njerëzit mund të bëhen të panevojshëm”, patriarku rus lidh inteligjencën artificiale me Apokalipsin
Sot në qendër të Londrës është zhvilluar një protestë ku mijëra njerëz marshuan në mbështetje të palestinezëve.
“Palestina do të jetë e lirë“, “Liri për Palestinën” dhe “Ndaloni bombardimin e Gazës“, shkruhej në disa prej pankartave që qytetarët mbanin në duar.
Ndërkohë që organizatorët, “Fushata e Solidaritetit të Palestinës”, bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe për dërgimin e “ndihmës së plotë humanitare”.
Ndërsa marshimi vazhdon drejt Downing Street, mediat e huaja bëjnë me dije se flakët jeshile dhe të kuqe mbushën ajrin.
Gjithashtu nga njoftimi zyrtar i “Policisë Metropolitane” raportohet se, deri në 100,000 protestues pro-palestinezë ishin të pranishme në Londër.
Top Channel