Si Diego dhe Paloma e telenovelës “Kur ti të jesh e imja”, kanë zbritur në skenën e “Dancing With The Stars” Ronaldo dhe Frenki me një Rumba.

Juria ka kritikuar ashpër kërcimin, duke e vlerësuar me pikë të ulëta. Valbona Selimllari i dha Ronaldos 7 pikë, Lori Bala 3 pikë, Ilir Shaqiri 6 pikë, Olta Gixhari 4 pikë.

24 pikë, por moderatori nuk është larguar pa ‘zë’ nga skena, ndërsa ka vendosur të ‘kompensojë’ Oltën për batutën e sanduiçit javën e shkuar dhe pikët e ulta të kësaj jave me një koment therës.

Ronaldo: Mos ndoshta e kishe vlerësimin për veten tënde si aktore Olta? Ika se kam një sanduiç tjetër për të ngrënë…

Bora: Pse e thua këtë? Po kalon në ofenime personale dhe nuk është aspak e bukur as për njerëzit që na ndjekin.

Olta: Po shumë mirë bën ai. Kur ja ka dhënë Top Channel këtë mundësi, i jep kohë televizive dhe mikrofonin të flasë, shumë mirë bën ai. Ai po bën atë që di të bëjë më mirë, të shpifi dhe të ofendojë. Lëre të hedhë baltë. Shumë bukur, po ta jep Topi këtë kohë, bravo të qoftë.

Ronaldo: Për diçka të jesh e sigurt Olta, vetëm tek drejtuesit e Top Channel mos dysho.

Bora: Ronaldo, të lutem respekto njerëzit që janë këtu. Për më tepër, çfarëdo vlerësimi që të japin nuk e japin për profesionin tuaj, kështu që mos e kthe duke i akuzuar për profesionin e tyre.

Iliri: Top Channel u ka dhënë mundësinë si ty edhe asaj që të jeni në këtë skenë sot. Dhe unë mendoj që në këtë skenë secili prej jush duhet të ketë qetësinë mendore që të respektoni njeri tjetrin. Tani ti je aty dhe ajo është këtu. Dhe ta nxjerrësh bisedën përtej asaj çka përfaqëson sanduiçi në vetëvete është e tepruar.

Ronaldo: Gjithsesi VIP 9 është kodi. Ju që na doni dhe na mbështesni, mund të rimbursoni pikët që Olta nuk dha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA