Përkeqësimi i motit, pezullohen mjetet lundruese në Vlorë
20/10/2023 10:46
Moti i përkeqësuar, i karakterizuar nga era e fortë në Vlorë, ka sjellë pezullim të lundrimit për një pjesë të mjeteve detare.
Sipas kapitenerisë së portit era është në forcën deri 7bft,me shpejtësi deri 20m/s dhe lartësi dallge deri 3 m brenda gjirit të Vlorësdhe 2.50 deri 3.50 m jashtë gjirit të Vlorës.
Prandaj të gjitha mjeteve lundruese të vogla, peshkarexhat, mjetet turistike iu ndalohet dalja në det.
Gjatë pasdites pritet që forca e erës të shtohet duke sjellë kështu edhe pezullim të lundrimit të tragetit në linjën me Italinë.
Kjo situatë e motit pritet të vijojë deri në mesditën e 24 shtatorit.
Top Channel