Shkarkimi i menjëhershëm dhe i pakontrolluar i ujit të rezervuarit të Kasharajt shkaktoi një katastrofë ekologjike, me ngordhjen e tonelatave me peshq.
Por në vend që të shërbejë si një këmbanë alarmi që i largon qytetarët, ka ndodhur e kundërta, ata kanë sfiduar baltën dhe llumin për të mbledhur peshqit e mbetur në cekëtinë, me qëllim konsumimin apo edhe shitjen e tyre.
Ekspertët e sigurisë ushqimore e konsiderojnë të rrezikshëm konsumimin e këtij peshku. Sipas tyre, peshku që qëndron në ujë të mbetur, llum dhe baltë fillon procesin e kalbjes brenda pak minutash. Temperaturat dhe ekspozimi ndaj ajrit, nga ana tjetër, rrisin me shpejtësi ngarkesën bakteriale. Në këto kushte, peshqit bëhen vatër për baktere të rrezikshme dhe toksina të tjera që shkaktojnë infeksione të rënda gastrointestinale.
Top Channel