Armaldo dhe Mariana vijnë për herë të parë në “Dancing With The Stars” me një Rock and roll. Por nuk u vlerësua pozitivisht nga juria, e cila tha se Maestro dukej shumë i hutuar.

Iliri: Maestro ti sapo interpretove në kërcim një nga filmat e mi të preferuar, “The Blues Brothers”. Madje edhe një nga filmat e tu, sepse duhet ta kesh parë shpesh herë këtë javë. Sa i përket hapave rrahja ishte ok, ndërsa hapi në tokë me thembra dhe shukerim shpatullash ishte jo mirë. Unë shoh partneren flakë me xixa dhe ty karbon pak i lagur.

Maestro: Faleminderit.

Olta: Maestro, po ca të mora më sysh unë. E fillove që atje sipër, u mërzite dhe ja bëre balerinës tënde ohuuuu… Dhe erdhe këtu.

Maestro: Po ja më ka emocionuar kjo e kuqa jote…

Olta: Jo, kjo duhet të të kishte tërbuar jo emocionuar. Unë vura re se pa duart e Marjanës ti humbet fare. Bëhesh lëmsh që u bëfsh lëmsh u bëfsh.

Maestro: E o u bëfshi lëmsh.

Valbona: Po ç’faj kemi ne të bëhemi lëmsh se u bëre lëmsh ti. Unë jam pak e habitur se ti e njeh skenën dhe u hutove pak sot. Pse mo?

Armaldo: Kur nuk pashë Marjanën në një moment u hutova, por e rëndësishme ishte që e çuam kërcimin deri në fund.

Olta: Jo për pak e le…

Lori: Unë shpresoj që të të shpëtojë publiku, sepse u ndje shumë ajo përhumbja atje lart. Hipe sipër tavolinës dhe pastaj kur zbrite mendova se do të ishe më i qartë, por ishe më i paqartë.

Por si votoi juria? Valbona Selimllari e ka vlerësuar Armaldo Kllogjerin dhe Marianën me 6 pikë, Lori 4 pikë, Iliri 5 pikë dhe Olta Gixhari 5 pikë.

20 pikë për Maestron, por a ndikuan debatet gjatë javës me partneren e tij të kërcimit për paraqitjen në Big Brother VIP dhe raportet e tij me Luizin, në rezultat? Armaldo duke qeshur tha shkurtimisht se atë po e ndjekin këmba-këmbës dhe intuita i thotë që Mariana është e infitruar.

Maestro: Jo, unë kam debat sepse nuk po më lënë rehat, më janë qepur këmba- këmbës. Por mendoj, intuita ime 99%, mund të jetë e infiltruar kjo Mariana.

Bora: Nga kush?

Armaldo: Po lëre tani.

Si përfundim Armaldo falenderoi jurinë dhe iu lut publikut që ta shpëtonte nga eleminimi duke votuar VIP 11.

Top Channel