Malësi e Madhe/ Thanin kanabis në një ambient afër shtëpisë, arrestohet 26-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti 

20/10/2023 13:48

Një 26-vjeçare në Malësinë e Madhe ka rënë në pranga pasi në afërsi të banesës ku jetonte me bashkëshortin e saj thanin kanabis.

V. V., u arrestua pas kontrollit të banesës ku u gjetën mbi 13 kilogram kanabis, ndërsa bashkëshorti i saj, 29-vjeçari A. V., është shpallur në kërkim.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, për përshtatjen e një ambienti në fshatin Bratosh, për tharjen e bimëve narkotike, të siguruara në vijim të punës intensive anticannabis, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bratosh””, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu vijon intensivisht puna për kapjen e 29-vjeçarit ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA