Kërcimi salsa i Julianës dhe Dionit nuk shkoi siç duhej, pasi pati probleme gjatë performancës në skenën e “Dancing With The Stars”.

Në një moment gjatë kërcimit konkurrentja është përballur me vështirësi në realizimin e kërcimit, gjë që u vu re me detaje nga juria.

“Më erdhi për të qarë që nuk e bëre dot, se unë e pashë gjatë pasdites që po e bëje shumë mirë. Je shumë e mirë, por çlirohu në kërcim”, deklaroi Olta Gixhari.

Edhe vetë Juliana e pranoi se pati vështirësi në një moment, por sërish i kërkoi publikut ta votojnë në VIP5.

Juria e vlersoi dyshen me 21 pikë në total, ndërsa shifrën më të ulët e dha Ilir Shaqiri.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA