07/10 22:05
Ministria izraelite e Sigurisë Kombëtare ka regjistruar një rritje të numrit të civilëve në vend që aplikojnë për të marrë një licencë private për armë zjarri.
“Një rritje prej qindra për qind në kërkesat për të mbajtur armë zjarri private: që nga fillimi i armiqësive, rreth 100,000 civilë kanë kërkuar të marrin një licencë”- thuhet në deklaratë për shtyp të ministrisë.
Ministria e sheh këtë numër kërkesash mesatarisht në rritje në harkun kohor të dy viteve, tha David Weizman, kreu i Divizionit të Inspektimit dhe Zbatimit të Armëve të Zjarrit në Ministrinë e Sigurisë Kombëtare.
“Me shpërthimin e konfliktit u rrit ndjeshëm hapësira e aktivitetit për dhënien e licencave të armëve”.
Top Channel