Irgen Çela dhe partnerja e tij Joana sollën në natën e tretë të “Dancing With The Stars” kolonën zanore të filmit “Aladini”.

Në rolin e xhindit magjik, aktori i Portokallisë mori në përgjithësi komente pozitive.

Irgeni: Do ma puthësh tullën?

Lori: Hapa të saktë të pastër dinamikë.

Valbona: Unë e shijova shumë të gjithë performancën, mu duk sikur po shikoja Aladinin.

Olta: Unë dua të rrish pak, a ke muskuj të tu jo këto të personazhit, muskuj të vërtetë?

Eno: Ja ta zhveshim tani t’ia shohësh dhe t’ia prekësh.

Olta: Po, hajde Irgen të t’i prek muskujt.

Pas komenteve, ai rrëmbeu nga juria plot 30 pikë.

Televotimi do të jetë i hapur deri në fund të mbrëmjes. Nëse ju pëlqeu kërcimi i Irgenit dhe Joanës, mund t’i votoni me kodin Vip 7!

Mund të votohet nga Shqipëria dhe Kosova duke dërguar me mesazh në numrat përkatësisht 56666 dhe 55099 kodin e konkurrentit tuaj të preferuar.

Dhe mos harroni, mund të votoni nga e gjithë bota në voto.top-channel.tv.

Gjithçka mund të ndryshojë në fund të kësaj mbrëmjeje, sepse pikëve të jurisë do t’u shtohen edhe votat e publikut, ndaj votoni për çiftin tuaj të preferuar, ku kërcimi dhe filmi bëhen bashkë.

Top Channel