Historia e Veronikës që ‘jeton’ me super-ariun e saj Archie (fotogaleri)

20/10/2023 18:45

Shumë nga ne konsiderojmë si kafshët më të afërta qentë e macet, por ka dhe histori ndryshe nga të zakonshmet, siç është kjo e Veronika Dichka e Archie.

Veronika Dichka është një vajzë tepër e talentuar pasi është modele, kërcimtare e atlete që ka konkuruar në vend dhe duke përfaqësuar kombin e saj Rusinë.

Por tashmë ajo është e famshme në rrjetet sociale dhe prej lidhjes me ariun gjigant Archie pasi jo të gjithë mund të konkurojnë me një ‘femër me ari’, shkruan rrjeti Viralquill.

Ajo thotë se Archie kishte qenë një këlysh ariu cirku, i cili u shpëtua nga rrethi i kafshëve të performancës nga Maya Kirsanova dhe jetonte në një strehë kafshësh që funksiononte dhe si kopsht zoologjik. Por në kohën e izolimeve parku u mbyll dhe Veronika vendosi të kujdesej për të, dhe tashmë e shfrytëzon dhe për sesione fotografish që kanë audiencë të gjerë në rrjet.

Ajo thotë se Archie është një arush inteligjent dhe shumë i disiplinuar.

Veronika Dichka thotë se i pëlqen peshkimi dhe në fotot ajo shihet me Archie gjatë ekskursioneve të tyre të peshkimit.

Ajo shton se bashkë me ariun është bërë e famshme me fotot në rrjet teksa tani ka më shumë se 50 000 ndjekës, ndërsa poston dhe video në rrjetin Tik Tok.

Shumë persona në rrjet pyesin sesi një grua dhe një ari mund të jetojnë së bashku dhe opinione nga më të ndryshmet jepen për mundësitë e bashkë-ekzistencës.

Por ky duket se është realiteti, që mund të verifikohet çdo ditë në postimet e tyre në mediat sociale.

Megjithë arsyet dhe ndikimet e fshehura që historia mund të ketë, Veronika Dichka e ariu Archie janë kthyer në një “firmë botërore”.

FOTO GALERI
1/7
Veronika Dichka është një vajzë tepër e talentuar

Top Channel