“Gruaja Horizont”, një ekspozitë e veçantë që jo rastësisht u hap në tetor, në këtë muaj ku vëmendja më e madhe i kushtohet gruas. 

Një muaj ku sensibilizimi për luftimin e kancerit të gjirit është e lartë, por edhe një muaj ku të gjitha vajzat dhe gratë duhet të kuptojnë rëndësinë e tyre, në të gjitha format dhe mënyrat, në shoqëritë që ecin dhe evolohen, pasi ky është edhe qëllimi i këtij projekti të veçantë.

Kjo ekspozitë, e para e kuratores dhe moderatores Jetona Koçibelli u hap dje në “Galerinë e Tiranës”, por për të gjithë ju që nuk e patët mundësinë, galeria është e hapur sot edhe nesër (20-21 tetor), gjatë gjithë ditës, për të shijuar artin dhe të bukurën.

Ashtu siç Koçibelli ka treguar, ajo që e bën më të veçantë këtë ekspozitë është dualiteti i dy epokave që shkrihen plotësisht në njëra-tjetrën, ato të sotmet dhe gratë në artin e realizmit socialist. Figurat e zgjedhura për të qenë pjesë e ekspozitës janë nga fusha e artit, televizionit, biznesit, qeverisjes dhe politikës.

Të pranishëm në ekspozitë ishin kryesisht gra, të njohura por edhe jo për publikun, të cilat ndanë një eksperiencë të paharrueshme dhe të rëndësishme, të cilën bëni mirë ta përjetoni edhe ju!

“Faleminderit shumë të gjithëve që më dhuruat një nga mbrëmjet më të bukura”, është shprehur Koçibelli, në një postim në Instagram, ndërsa ka ndarë foto me të ftuarit.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA