“Magjia e zezë mund të të bëhet nga të afërmit”, habit teologu në studion e “Në shtëpinë tonë”!

19/10/2023 15:42

Magjia e zezë, ka qenë sot temë diskutimi në programin “Në shtëpinë tonë”.

“Të dëshirosh dhe të ushtrosh praktika të tilla- thotë teologu Miron Çako, – është sikur njeriu të bëj një pakt me djallin”.

Teologu tregon raste se kur ajo praktikohet më së shumti dhe çfarë duhet të kemi parasysh për tu mbrojtur nga magjia e zezë.

I pyetur nëse agjërimi e ndihmon njeriun të largojë shpirtrat e djallit si rezultat i një magjie të zezë ai përgjigjet:

“Patjetër ndihmon, pasi kur njeriu ushqehet me tepri jo vetëm dëmton shëndetin por i jep të drejta trupit që të kërkojë gjëra që bien ndesh me shpirtin dhe që janë mëkatet. Prandaj duke ulur tekat e trupit, ne ndihmojmë shpirtin që shpirti të lidhet me Zotin dhe duke u lutur, atëherë ndihmohesh’’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA