Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i cilësoi si “shkatërruese” pasojat e shpërthimit në një spital në Qytetin e Gazës, ku raportohet të kenë humbur jetën me qindra persona.

“Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët që gjithmonë e pësojnë më së shumti në çdo konflikt”, shkroi ajo në platformën X.

Gazetarja palestineze Reem Al Omari rrëfeu më herët nga Gaza se atje nuk ka asnjë vend të sigurt. Sipas saj, civilët që kanë pranuar të largohen nga pjesa veriore drejt jugut të Gazës janë prekur nga sulmet me raketa dhe bomba nga ana e Izraelit. Sot në Gaza nuk ka ujë, nuk ka ushqim. Njerëzit kërkojnë dëshpërimisht ujë dhe nevoja të tjera bazike. Rripi i Gazës është bllokuar totalisht.

“Situata në Gaza është shumë e keqe. Ka mbi 2 mijë persona të plagosur aktualisht në spitale”, tha ajo. Ndërkohë ish-ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, nxit civilët palestinezë të largohen, pasi Izraeli do e sulmojë Hamasin në shumë fronte deri në eliminimin e tij.  Ai bën përgjegjës Hamasin për vdekjen e civilëve në Gazë.

“Çdo viktimë civile në Gazë është përgjegjësi e Hamasit. Secila. Ishte një sulm i paprovokuar kundër Izraelit. Ne po kundërpërgjigjemi. I bëjmë thirrje popullsisë në Gazë të shkojnë drejt jugut, të shkojnë në drejtim të Khan Yunis, në drejtim të kufirit me Egjiptin dhe të mos qëndrojnë në pjesën veriore të Rripit të Gazës“, shprehet ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA