Burri që hiqej si avokat dhe fitoi dhjetra çështje, arrestohet më në fund për mashtrim (fotot)

18/10/2023 17:59

Një avokat i rremë që ka fituar 26 çështje gjyqësore, është arrestuar më në fund nga autoritetet.

BBC News raportonte se policia njoftoi se një burrë në Nigeri që praktikonte avokatinë me emrin Brian Mwenda ‘ishte në fakt një mashtrues që kishte vjedhur identitetin e avokatit të vërtetë të quajtur Brian Mwenda Ntwiga.

E përditshmja vendase Nigerian Tribune raportonte se megjithëse mashtrues, ai kishte fituar dhjetra çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit apo në Gjykatën e Lartë.

Por grupi i sigurisë së gjyqësorit në Nairobi e kishte arrestuar burrin në Kenia pas disa ankesave publike, sipas mediave vendase.

Më tej ata njoftonin: “Dega kërkon të njoftojë anëtarët e saj BRIAN MWENDA NJAGI nuk është një avokat i Gjykatës së Lartë apo i Shoqërisë së Avokatëve”.

Ata shtonin se zyrtarët vijojnë hetimet ndaj të dyshuarit.

Sipas rrjetit Ghana Web, për të arritur statusin e tij, i dyshuari kishte kërkuar mes emrave të Shoqërisë së Avokatëve në Kenia duke identifikuar objektivin e tij dhe më pas kishte ndërhyrë në portal duke përshtatur emrin dhe detajet me të tijat.

Më pas ai kishte vendosur dhe foton e tij duke pretenduar se ishte diplomuar në drejtësi.

Por rrjedhimisht avokati i vërtetë Brian Mwenda Ntwiga kishte kontaktuar zyrtarët pasi nuk hynte dot në llogarinë e tij në sistem duke bërë të nisnin hetimet.

Ndërsa i arrestuari shprehej: “Shpreh mirënjohjen për të gjithë mbështetësit e mi që luten për mua .. në kohën e duhur unë do të qartësoj këtë keqkuptim dhe të provoj pafajësinë time”.

FOTO GALERI
1/3
Një burrë në Nigeri që praktikonte avokatinë me emrin Brian Mwenda ‘ishte në fakt një mashtrues që kishte vjedhur identitetin e avokatit të vërtetë

Top Channel