Kryeministri Rama gjatë një konferencë për shtyp me presidentin francez Macron, është shprehur se për Shqipërinë nuk ka rëndësi data se kur do integrohet në BE, por rëndësi ka që BE të kthehet në një mekanizëm që të ndihmojë atë çka u nis dje në samit që të zgjerohet edhe më shumë.
“Sigurisht që duhet pak kohë që mesazhi shumë i qartë i presidentit mbrëmë e sot i cili është një risi për qasjen ndaj rajonit të thyejë veshin gjithë atyre që janë të interesuar për këtë proces por që janë edhe të mësuar ta shohin këtë proces vetëm në rrugën tradicionale. Pyetja juaj është faktikisht shprehje e këtij të mësuari të gjithëve ne prej shumë vitesh me idenë se ky proces është një rrugë reformash dhe vlerësimesh nga përfaqësia e Brukselit që përfundon me anëtarësimin. Ndërkohë që e vërteta është që çdo ditë e më shumë në një botë që komplikohet del në pah domosdoshmëria e thyerjes e komplimentarizimit të kësaj rruge tradicionale, në një rrugë paralele ku vendeve t’ju japë më shumë hapësira, ku BE të bëhet praktik dhe të bëhet përditë e më i prekshëm nga të dyja palët.
Prandaj vetë pyetja që meqë jemi Europa e Ballkanit dhe jo një pjesë tjetër e Ballkanit në Europë të kërkojmë, një koris prefenciale, niset nga një bazë e gabuar, nuk ka një korsi prefenciale në këtë proces. Ne nuk jemi dhe nuk duam të jemi Europë e Ballkanit, që të kemi një korsi prefenciale për të arritur BE-në por sepse ne duhet që të vazhdojmë me frymën e atij amaneti që nga koha e Skënderbeut dhe më pas krejt njerëzit tanë që në shekuj kanë dashur Europën si të tyren, kur nuk ekziston fare BE. Unë uroj që presidenti të shtyjë këtë koncept dhe të përqafohet nga BE dhe të kthehet në një mekanizëm që na mundëson, që ajo çka dje nisi në samit si një rrugë paralele zhvillimi, ndërkohë që ne ecim në rrugën teknike të integrimit, të zgjerohet. Plani i rritjes është guri i pari, që do të thotë për herë të parë në procesin e integrimit, vendet që janë në këto procese, do përfitojnë më shumë investime dhe akses në tregun e përbashkët europian.
Prandaj ju lutem shumë ta kuptonim që Shqipërisë nuk i intereson një datë sepse çdo datë që mund të vendoset, do të mbetet një tjetër takim i parealizuar për mënyrën si funksionin, ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur Francën, Gjermaninë e apo BE, ne e bëjmë për të ndryshuar historinë e vendit tonë, për të ndryshuar rrugën e ardhme të gjeneratave të tjera dhe për ta bërë të pathyeshme Evropën në Ballkan. Ne na duhet që detyrat e shtëpisë i bëjmë me përpikëri. Paralelisht BE do ndodhë dhe mund të ndodhë, nuk të bën të bashkuar fakti që ke të drejtën e votës apo jo në Këshillin Europian.
Më vjen keq ta them në sy të presidentit, por mua Këshilli Europian më duket si familje ku gjyshin prindërit, fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve janë të gjithë në një tavolinë dhe të gjithë kanë njësoj të drejtë të ndalojnë vendimmarrjen. Në cilën shtëpi funksion kjo? Ndërkohë Europa përballet me fuqi të madha që kanë një kapacitet të madh vendimmarrës e strategjik, si e përballon Europa këtë sfidë? Mua Këshilli Evropian sot më duket si familje kur gjyshit, fëmijët etj të gjithë kanë njëlloj të drejtë në vendimmarrje. E gjithë pjesa e urtë e shtëpisë dhe me eksperiencë duan të marrin një vendim çohet stërnipi thotë jo. Ky është problem, që do e zgjidhin këta jo ne, se kjo është e mira kur je në Shqipëri që se ke barrën të marrësh vendimin për gjërat e rënda. Ne s’duam atë, ne duam vendin tonë aq sa na takon në një familje të bashkuar. Ku si merr koka erë stërnipit shqiptar që të thotë e mori Skënderbeu Evropën. Me keqardhje dhe me simpati i ofrojmë solidaritetin tonë dhe ndajmë dhimbjen, kaq, ne duhet të bëjmë detyrat tona këtu, ne nuk kemi nevojë për një vend në Këshillin Europian”, shprehet Rama.
Top Channel