Kryeministri Rama gjatë një konferencë për shtyp me presidentin francez, Emmanuel Macron, është shprehur se kjo vizitë është miqësore dhe përmendi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë thelluar edhe më shumë.
Kryeministri Rama e nisi frëngjisht konferencën, gjuhë për të cilën tha se ishte e dëmtuar, por që do të përmirësohet edhe më shumë, pas marrëdhënieve më të ngushta të dy vendeve.
Rama e quajti “epshre”, mënyrën se si presidenti Macron foli shqip një ditë më parë.
“Zoti Emanuel po filloj me një fjali të vogël në frëngjisht për të rrëfyer përpara jush dhe përpara delegacionet që do të kisha nevojë për tre ditë me ju për të zgjidhur problemet ballkanike me frëngjishten time që është dëmtuar shumë gjatë rrugës anglisht, drejt BE, por mendoj se sot është shpërblyer kjo dhe me gjithë këtë shpresë të fortë që na keni dhënë ju sot për të patur kontakte shumë më të ngushta midis dy vendeve nesër frëngjishtja ime do jetë më mirë se sot. Duke marrë në konsideratë që shqipja jote është më epshore se konceptuale duhet të kalojmë përmes përkthimit”, tha Rama.
Kryeministri shprehu lumturinë dhe kënaqësinë për prezencën e Macronit në Tiranë. Ai u shpreh se kjo vizitë është më tepër miqësore dhe vjen si një rezultat i angazhimit më të thëlluar për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Me protokollin diplomatik fjala ‘i lumtur’ përdoret shpesh. Sa herë gjendem në situatë si kjo ku duhet shprehur kënaqësia për praninë e një miku të çmuar, evitoj fjalën lumtur që sugjeron ministria e Jashtme në fjalimet e mija dhe them i kënaqur. Sot dëshiroj të them me plot gojën që jam i lumtur që jam në krah të presidentit të Republikës së Francës, jo në Paris, jo në Bruksel por në Tiranë.
Jam shumë i lumtur që pas një pritjeje të paktën shekullore në Shqipëri vjen për një vizitë bilaterale shefi i shtetit të Francës. Kjo vizitë është shumë më tepër se një vizitë formale. Është një vizitë miqësore dhe angazhimi për ta thelluar më tej për një marrëdhënie midis Francës dhe Shqipërisë. Po ti shohim të dhënat konkrete ka njohur një zhvillim të lartë si rezultat i një riangazhimi të Francës në rajon, përmes angazhimit të presidentit në kërkim të një marrëdhënie konkrete dhe produktive për BE dhe BP, një marrëdhënie që duhet të kalojë procesin e integrimit europian dhe duhet të jetë në gjendje që në çdo hap t’i japë në gjendje rajonit që të jetë në BE.
Jam i lumtur që në fjalën e mbrëmshme presidenti e tha shumë qartë që zgjerimi i BE nuk duhet të pengojë ribashkimin e Europës, dhe për jetë un jam shpresë plotë që presidenti do të kërkojë një angazhim të procesit europian për të ndërtuar një binar të një treni ku çdo vend të të bëjë detyrën e vet”, tha Rama.
Top Channel