Dyqanet në Gaza do t’i mbarojnë rezervat e ushqimit në më pak se një javë, me shitësit me pakicë të paaftë për t’u rifurnizuar nga shitësit me shumicë për shkak të “shkatërrimit dhe pasigurisë së gjerë” që ka mbërthyer zonën, tha një zëdhënës i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së të martën për CNN.
Furnizimet e bukës po mbarojnë, me vetëm një nga pesë mullinjtë e miellit në Rripin e Gazës që funksionon për shkak të mungesës së karburantit dhe energjisë elektrike, paralajmëroi zëdhënësi. Ndërkohë, njerëzit janë “rreshtuar me orë të tëra për të marrë bukë” nga furrat e bukës dhe vetëm pesë nga 23 furrat e kontraktuara nga WFP për të siguruar bukë të freskët për strehimoret, janë funksionale.
Në magazina, furnizimet komerciale të mallrave ushqimore thelbësore janë “të mjaftueshme për rreth dy javë”, por për shkak të infrastrukturës së dëmtuar, është e vështirë të shpërndahet, shtoi zëdhënësi i agjencisë së OKB-së.
Me magazinat e vendosura në qytetin e Gazës, WFP po përpiqet të kanalizojë ushqimin në rajonin jugor ku njerëzit e zhvendosur po lëvizin.
Top Channel