Lideri i Hamasit fajëson SHBA-në për shpërthimin në spital që la qindra të vrarë

17/10/2023 22:57

Ismail Haniyeh, i cili konsiderohet gjerësisht si udhëheqësi i përgjithshëm i Hamasit, deklaroi se SHBA-ja është përgjegjëse për sulmin në spitalin Al Ahli, duke theksuar se Washingtoni i dha Izraelit mbulimin për agresionin e tij.

“Masakra e spitalit konfirmon brutalitetin e armikut dhe shkallën e ndjenjës së tij të humbjes“, tha Haniyeh sipas BBC.

Ai u bën thirrje të gjithë popullit palestinez “të dalin dhe të përballen me pushtimin dhe kolonët” dhe që të gjithë arabët dhe myslimanët të organizojnë protesta kundër Izraelit.

Top Channel