Kryeministri i Autoritetit Palestinez kërkon t’i jepet fund “agresionit” të Izraelit kundër njerëzve në Gaza

17/10/2023 17:29

Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohammad Shtayyeh kërkoi të martën t’i jepet fund “agresionit” të Izraelit kundër njerëzve në Gaza.

Shtayyeh gjithashtu bëri thirrje për ndihmë humanitare për territorin e rrethuar.

“Prioriteti ynë tani është të ndalojmë agresionin e pushtimit kundër popullit tonë në Rripin e Gazës dhe të sigurojmë shpërndarjen e furnizimeve mjekësore, shëndetësore dhe ushqimore, si dhe rivendosjen e shërbimeve të energjisë elektrike dhe ujit,” tha Shtayyeh gjatë një takimi në qyteti Ramallah në Bregun Perëndimor me përfaqësuesen speciale të Norvegjisë në Lindjen e Mesme, Hilde Haraldstad.

“Ne duhet të përdorim gjithashtu impiante për trajtimin dhe shkripëzimin e ujit për të trajtuar krizën humanitare dhe shëndetësore me të cilën përballet rajoni”, vijoi më tej ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar  se uji po mbaron për qindra mijëra palestinezë të zhvendosur. Po ashtu, Shtayyeh bëri thirrje për presion mbi Izraelin për t’iu përmbajtur ligjit ndërkombëtar humanitar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA