Drejtori i Burgut të Vlorës, Ëngjëllush Avdylaj denoncohet nga banorët e Peshkëpisë se u ka zaptuar pronat. Madje përveç zaptimit ndërton edhe në mënyrë të paligjshme. Kjo ka sjell konflikte me banorët.

Në Fiks u ankuan tre vëllezër nga fshati Peshkëpi i Vlorës. Ata kanë të trashëguar nga gjyshi një pronë truall në këtë fshat. Ata disponojnë një vendim të formës së prerë që gjykata i ka njohur si trashëgues dhe vendimi është dorëzuar në Agjencinë e Trajtimit të Pronave për ta regjistruar. Por ata shohin çdo ditë se si betonizohet prona e tyre duke u hapur kanale nga drejtori i burgut të Vlorës. Ky i fundit ka një projekt për rikonstruksionin e një ndërtese që ndodhet në tokën e ankuesve.

Fiksi udhëtoi drejt Peshkëpisë ku në terren gjeti dhe vetë drejtorin e burgut në ndërtesën ku po bëheshin ndërtimet, por që me vajtjen e grupit të xhirimit ai largohet.

Njëri prej vëllezërve tregon se ka debatuar disa herë me drejtori, madje debati kishte degraduar edhe në konflikt kur ky i fundit i ka marrë telefonin dhe thyer ankuesit, pasi ka dashur të filmojë se çfarë behët në të vertët mbi tokën e tyre. Për këtë ngjarje ankuesi ka vënë në dijeni Specialistin e Policisë së Zonës dhe vetë kryetarin e Bashkisë Selenicë.

Në një telefonatë që kryen ankuesi me SPZ, Rexhinaldo Filaj ai pohon se telefoni është marrë nga drejtori dhe se ky i fundit kur qytetari i kërkon ndihmë kujtonte se drejtori ia kishte kthyer, pasi ai ishte zotuar se do ia kthente. Gjithsesi ai zotohet se do ta ndihmojë që drejtori burgut t’ia kthejë telefonin e thyer po nga ai. Ndërkohë që i telefonuar nga gazetarët e Fiksit SPZ nuk pranoi të kishte dijeni për kthimin apo jo të telefonit. Përsa i përket kofliktit ai  thotë se të dyja palët janë thirrur në komisariat edhe drejtori edhe janë zotuar në zgjidhjen e konfliktit.

Fiksi gjithashtu telefonoi dhe Kryetarin e Bashkisë Selenicë i cili ishte në dijeni të zaptimit të tokës. Ai siç edhe i kishte thënë qytetarit nga kjo bashki nuk është dhënë asnjë leje për ndërtim, pasi aktualisht deri sa prona t’u rikthehet qytetarëve ligjërisht është pronë publike e Bashkisë Selenicë. ” Unë nuk u jap asnjë metër tokë, dhe nuk kanë leje ndërtimi. Nesë ai bën sikur një hap shkon direkt në burg“- shprehet në telefonatë me qytetarin kryetari Nertil Bello. Të njëjtën gjë i pohon edhe Fiksit. Pasi Fiksi faktoi që mjete të rënda punonin në vend kryetari u shpreh se do niste sërish inspektorët për pezullim pune.

Fiksi u mundua të kontaktoi edhe me drejtorin e Burgut të Vlorës, Ëngjëllush Avdylaj. Pas gati një jave sorollatjesh gazetarët e Fiksit shkojnë pranë vendit të tij të punës, por që drejtori u lë takim pas orës 16:00, kur mbaronte dhe orari zyrtar i punës. Por kur Fiksi paraqitet sërish në orarin e caktuar nga drejtori ky i fundit ishte larguar nga institucioni. Shkak për largimin e tij kishte dhënë se duhet të paraqitej në spital. Fiksi verifikoi edhe në spital. Drejtuesit e spitalit konfirmuan se drejtori Avdylaj nuk ka patur asnjë takim në spital dhe nuk ka shoqëruar as ndonjë të sëmurë.

Pra drejtori i burgut Vlorë thjesht ka shmangur gazetarët e Fiksit.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA