Video e një të riu që tenton brutalisht t’i marrë çantën një gruaje në autobus është bërë virale në rrjetet sociale, ndoshta për arsyen se dështon në mënyrën më të keqe të mundshme.
Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së mjetit publik dhe janë shpërndarë gjerësisht në rrjetin Twitter.
Në pamje shihet që fillimisht pasagjerët nisin të hipin në autobus duke paguar biletat te shoferi. Hajduti fillimisht është duke biseduar me një shokun e tij jashtë para se të ngjitet në autobus.
Në tentativën e parë ai kërkon të marrë çantën nga gruaja që ulet në karrigen e parë por nuk e shkëput dot dhe nis të qeshë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Në tentativën e dytë ai përpiqet ta rrëmbejë çantën e saj me forca por gruaja e mban me forcë.
Guy attempts to steal a woman’s purse on the bus and fails miserably pic.twitter.com/TiNBz0anWE
— Public Freakouts (@freakouts_twt) October 15, 2023
Duke parë veprimet e tij shoferi vepron shpejt duke mbyllur derën e autobusit teksa hajduti tentonte të largohej. Ai vë mjetin në lëvizje teksa nis dhe planin e tij për t’i dhënë një mësim të mirë hajdutit.
Më tej shoferi nxjerr një dru me të cilin godet hajdutin disa herë derisa ai nis të qajë e i lutet ta lërë.
Autobusi më pas ndalon para patrullës së policisë që e priste, të cilët marrin hajdutin duke e arrestuar. Gruaja që u përball me të, gjithashtu zbret për të bërë denoncimin.
Video ka akumuluar më shumë se 10.5 milionë shikime që prej publikimit.
Shikuesit sinjalizonin se kishte ndodhur në qytetin kilen të Concepcion në vitin 2014, ndërsa hajduti ishte një 22-vjeçar.
Përdoruesit vlerësonin shoferin e autobusit për reagimin e shpejtë. Një prej tyre shkruante: “E meritoi vetë… duke qarë si një fëmijë, dhe më pas u arrestua.”
Top Channel