Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një pallati të dëmtuar në Tiranë, në rrugën “Reshit Çollaku”, banorët e të cilit thonë se institucionet po luajnë me ta.

Banorja që tregoi problemin për emisionin investigative ishte Silva Bino, shtëpia e të cilës prej 5 muajsh është kthyer e pabanueshme.

Bino tregoi se shkak për shkatërrimin e shtëpisë së saj, por edhe banorëve të tjerë në atë pallat është ndërtimi i një pallati ngjitur.  “Që në 5 maj na kanë nisur dëmtimet dhe çarjet në mure, sapo nisi themeli i pallatit ngjitur, ku nuk kemi trokitur, por s’kemi gjetur zgjidhje” thotë Bino

Silva sqaroi se pallati i tyre nuk u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019, por nga pallati që po ndërtohet ngjitur. “Kur erdhën inxhinierët dhe e panë thanë se është nga pallati ngjitur, tani na thonë e keni nga tërmeti, të njëjtën gjë po bëjnë me shkollën Dora D’Istria ,palestra e të cilës ka dalë jashtë funksionit në të njëjtën kohë me pallatin dhe ka ndodhur fiks në kohën kur nisi ndërtimi i pallatit ngjitur” thotë Bino.

Por apartamenti i saj nuk është i vetmi apartament i dëmtuar, pasi edhe nje tjetër banor, inxhinier gjeolog tregon se apartamenti i tij është i shkatërruar dhe kjo u shkaktua nga ndërtimi i pallatit ngjitur.

Ndërkohë emisioni investigative siguroi raportin e palestrës së shkollës Dora D’Istria në të cilin thuhet se shkak kryesor është dëmtimi nga lëkundjet e tërmetit dhe pas lëkundjet e tij, duke përjashtuar kështu ndërtimin e pallatit të ri.

Por Zyra Vendore Arsimore Tiranë sqaroi se këto dëmtime janë vënë re në fund të gushtit 2023 të cilat janë raportuar në Drejtorinë e Shërbimeve në Bashki.

Pas kësaj ankese Instituti i Ndërtimit ka dalë me një raport që tregon rrezikshmërinë e shembjes dhe kërkon që nxënësit të mos ushtrojnë aktivitete në të.

Emisioni investigative mori një përgjigje edhe nga drejtori i Institutit të Ndërtimit , i cili tha se raporti përfundimtar i tyre do dalë shumë shpejt, shkaqet mund të jetë tërmeti, pallati që po ndërtohet ose një tubë uji në pallat.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA