Ekzekutueset e El Chapo humbasin ‘kolegen’ e njohur, sozinë e Kim Kardashian me kallashnikov rozë (fotot)

16/10/2023 15:33

Karteli i fuqishëm meksikan Sinaloa që drejtohej më parë nga El Chapo dhe Ismael “El Mayo” Zambada, gjithmonë është mbështetur në ekzekutues brutalë për të ruajtur mbretërimin e tij të terrorit.

Madje në 2014 një femër bukuroshe e njohur ndryshe si “Kim Kardashian e krimit të organizuar” foli në një takim me gazetarët pas akuzave se ishte drejtuesja e skuadrës goditëse të El Chapo, e njohur si Los Antrax, shkruan rrjeti DailyStar.

Duke folur me minifund e bluzë të ngushte Claudia Ochoa Felix tha: “Unë duhet të çoj fëmijët në shkollë, nëna ime vuan nga ankthi ndërsa tani po kërcënohet dhe integriteti im fizik”.

Kështu “Kryetarja e Antrax” mohonte cdo lidhje me krahun vrasës të organizatës vrasëse të kartelit Sinaloa.

Kjo megjithëse brunia tërheqëse ishte në një lidhje romantike me drejtuesin e Los Antrax dhe rregullisht tregonte pasurinë e saj dhe stilin luksoz të jetesës në rrjetet sociale.

Disa muaj pas konferencës ajo ishte përsëri në qendër të vëmendjes së mediave pas një imazhi të përhapur online ku mbante një kallashninkov ngjyrë rozë.

Por në shtator 2019, Claudia u gjet e vdekur në krevatin e të dashurit të saj, për çka autoritetet thanë se kishte vdekur nga një mbidoz drogash.

Megjithse Claudia mohonte lidhjen me grupin e vrasësve Los Antrax, skuadra është njohur për hakmarrjet brutale ndaj armiqve të bandës dhe varjes nga urat.

Grupi i jepte llogari vetëm ish-kreut Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, kreut të kartelit Sinaloa që tashmë është dënuar me burgim të përjetshëm në Colorado, SHBA.

Anëtarët e Los Antrax mbanin unaza me kafka e diamante, modele të të cilave shiten tashmë në rrjetin Amazon për 30 dollarë.

Los Antrax kishte disa anëtare femra por drejtuesi saj raportohej se ishte Jose Rodrigo Arechiga Gamboa, i njohur ndryshe si Chino Antrax, që besohet se ishte dhe i dashuri i Claudias, e cila njihej si ‘sozia e Kim Kardashian’.

Chino Antrax ishte fillimisht anëtar i ulët i kartelit Sinaloa para se të bëhej roja personale e një prej djemve të kreut Ismael “El Mayo” Zambada.

Ai më vonë u rrit në detyre duke u bërë drejtues i Los Antrax – dhe ashtu si Claudia, shpesh përdorte rrjetet sociale për të reklamuar armët e tij dhe makinat e luksit.

Or me sa duket realiteti brutal i vrasjeve të skuadrës u bë shumë për të, pas një beteje mes bandave ku mbetën të vrarë rreth 30 njerëz në Tubutama, Sonora, dhe më pas në një betejë të armatosur me ushtrinë meksikane në jug të Culiacan.

El Chino, u arrestua në Amsterdam në një operacion të përbashkët nga SHBA dhe Interpol.

Megjithse kishte kryer kirurgji plastike për të ndryshuar pamjen ai u ekstradua dhe është burgosur si vrasës i kartelit famëkeq.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA