Nxënësit në Francë të trishtuar nga emergjenca dhe shtyrja e shkollës pas sulmit ndaj mësuesit (fotot)

14/10/2023 19:33

Nxënësit e shkollave të mesme në Francë shpreheshin sot të zhgënjyer pas masave të ashpra të qeverisë dhe shtyrjen e nisjes së mësimit në shkolla, pas vrasjes së një mësuesi të cilën zyrtarët quajtën “akt terrori”.

“Është mirë të ketë siguri por nuk duhet ekzagjeruar”, tha një nxënëse për rrjetin AFP kur mësoi se qeveria do të shpërndajë 7000 ushtarë nëpër qytete pas shpalljes së “emergjencës se sulmeve”.

Nxënësi 16 vjeçari Matéo, tha për rrjetin AFP:

“Nuk mendoj se duhet të ngremë një sistem të tillae sepse përndryshe do të jetojmë në frikë. Nuk dua të duken si një që s’ka frikë por nuk mendoj se duhet të trembemi nga kjo ngjarje. Njerëzit nuk duhet t’i thonë vetes ‘Oh, nesër do të ketë një sulm  në shkollën time!””

Moshatari i tij Luigi, kishte opinion të ngjashëm:

“Është e rëndësishme të ketë siguri por nuk duhet ekzagjeruar sepse ashtu do të jemi gjithmonë të trembur nga sulmet, por do të jemi të trembur dhe nga policia pasi ata do të na kontrollojnë gjithë kohës dhe kjo është e tepërt”.

Trupat e ushtrisë do të shpërndahen në atraksionet kryesore qytetare duke përfshirë muzeumin e Louvre dhe Pallatin e Versailles në Paris, teksa aktivistët e të drejtave thonë se masat mund të perbejne shkelje të lirive qytetare.

Një ditë më parë një i ri vrau me thikë mësuesin Dominique Bernard dhe plagosi tre të tjerë në shkollën ku kishte mësuar, teksa presidenti e quajti ngjarjen “akt terrorizmi” pasi sulmuesi ishte dëgjuar të thërriste “Allahu Ekber” (Zoti është më i madhi).

Policia kishte arrestuar sulmuesin Mohammed Moguchkov, dhe 10 të tjerë në lidhje me sulmin, përfshi anëtarë të familjes dhe vëllanë e tij.

Ndërsa në Paris, mueumi i Louvre zbrazi sot vizitorët e tij pas  njoftimit për një “kërcënim sigurie”.

Një zëdhënës i muzeumit të Louvre, nje nga më të mëdhenjtë në botë, tha për rrjetin AFP se kishin marrë një mesazh të shkruar ku thuhet “kishte rrezik për muzeumin dhe vizitorët”.

Po ashtu në Palatin e Versailles, në periferi të kryeqytetit, vizitorët u evakuan papritur prej një “kërcënimi anonim për bombë”, tha policia për AFP.

Zyrtarët francezë thane se do të kompletojnë operacionin e sigurisë së terrorit, si në rastin e sulmeve në janar 2015.

Ministri i brendshëm Gerald Darmanin tha pas sulmit se “mund të ketë lidhje mes asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme dhe sulmit” në Arras.

FOTO GALERI
1/5
Nxënësit e shkollave të mesme në Francë shpreheshin sot të zhgënjyer pas masave të ashpra të qeverisë dhe shtyrjen e nisjes së mësimit në shkolla

Top Channel