Sardi Strugaj solli një performancë drithëruese, por që shkaktoi debat me anëtaren e jurisë, Lori Balën.

Sardi dhe Erisa, në një kërcim kontemporan kërcyen këngën e Benjamin Clementine – I won’t complain. Javën e kaluar ata u vlerësuan me pak pikë nga juria.

“Në të gjitha performancat rrëmbehem nga emocioni që më japin artistët. Është ajo që un çmoj më shumë. Bën muzikë shumë të mirë. Ke qenë i shkëlqyer, dhe je aktor shumë i mirë”, vlerësoi Olta, duke thënë fjalë të mira për këngëtarin.

Ndryshe nga Olta, Lori tha: “Më erdhi gjithë gjendja. Më erdhi gjithë trishtimi që kishe. Vajza ka kërcyer më shumë. Në gjysmën tjetër të performancës nuk je impenjuar. Nuk jam dakord për kaq shumë padjeshka.”

Të njëjtin mendim ndante edhe Iliri, i cili tha: “Mendoj që Sardi ishte plastikë, muzikal, i padiskutueshëm. Do doja që kjo koeorografi të zgjaste shumë më shumë. Lori tha që nuk kërceve sepse nuk pate shumë teknikë. Mund ta kishe kërcyer më mirë zbathur”.

Valbona tha: “Sardi, ti sot ishe i mrekullueshëm. Pata frikë kërcimin e parë, por sot a shëmbe gjithë atë opinionin. U futë në gjendje si aktor, dhe nuk pash asnjë defekt.”

Valbona: 8 pikë / Lori: 5 pikë / Ilir: 6 pikë / Olta: 8 pikë = 27 pikë

Pas pikëve u krijua edhe debati mes Sardit dhe Lorit.

Sardi: “Lori, nuk duhet vetëm të ulet në karrige dhe të flasi por duhet të thotë diçka më shumë.”

Lori: “Kam kërcyer vjet me Salsanon dhe kam kërcyer shumë bukur.”

Sardi:Ishte shumë e ulët kjo që the. Ke vlerësuar një samba tjetër, më mirë se sambën që kërcyem ne. Edhe nga komentet e tjera që kemi marrë nuk ishte ashtu. Ishte shumë e ulët kjo që the.”

Lori: “Unë dua të shoh impenjimin.”

Sardi: “A mund të shkoj afër të më fshijë djersët Lori ta shohë impenjimin tim?

Sardi dhe Erisa janë Vip10. Votoni nëse dëshironi t’i mbështesni sepse votat tuaja janë po aq të rëndësishme sa edhe pikët e jurisë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA