Sindikatat franceze kërkojnë ‘më shumë para për rroga, për shërbime publike’ në grevën në Paris (fotot)

13/10/2023 19:06

“Më shumë para për rrogat tona e më shumë para për shërbimet publike, barazi mes burrave e grave”, ishin sot thirrjet e protestuesve të sindikalistëve të majtë francezë CGT që marshonin ne grevë, para një takimi me përfaqësues të qeverisë ditët ne vijim.

Sophie Binet, përfaqësuesja e sindikatës së gjerë që përfshin disa profesione si puononjes transporti, mësues e doktorë, kërkonte që konferenca me qeverinë të sillte masa konkrete.

“Nga takimi ne presim masa serioze dhe detyruese për rrogat dhe barazinë mes burrave e grave. Prioriteti yne është linjëzimi i rrogave me çmimet, siguria që punonjësit ‘part-time’ të kenë të drejta të njëjta me ata me kohë të plotë, veçanërisht për orët jashtë orarit”, shtonte Binet.

Zhvillimi vjen teksa morali profesioneve në Francë është në nivelin më të ulët prej disa dekadash në lidhje me rrogat dhe kushtet e punës.

Grevat e konfederatës CGT dhe sindikatave të tjera ka shkaktuar reduktime të punës në shumë agjenci të arsimit, shërbimeve publike dhe shëndetësisë. Hekurudhat kombetare thanë se do të publikojnë pasojat e grevës në udhëtimet, por ende nuk e kanë bërë.

Veprim i ngjashëm i sindikatave franceze kishte dhe në janar e maj kur transporti publik dhe hekurudhat reduktuan shërbimet me 30 deri në 50 përqind.

FOTO GALERI
1/3
Protestues të sindikalistëve të majtë francezë CGT që marshonin ne grevë, para një takimi me përfaqësues të qeverisë ditët ne vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA