Arnita Beqiraj erdhi sonte me një performancë shpërthyese.

Ajo dhe Eni sollën sonte një jive, me këngën e Maneskin-Mammamia. Valsi e renditi të dytën javën e kaluar me 29 pikë, ndërsa këtë natë nuk ishin shumë me fat.

Dyshja me sa duket nuk ishin në koordinim me njëri-tjetrin, ku në një moment Arnita për pak sa nuk i shpëtoi nga duart balerinit, duke rrezikuar kështu të rrëzohej.

Përveç kësaj juria u shpreh se performaca kishte shumë defekte.

Lori: “Jam akoma me shijen e valsit të natës së parë. Kishte gabime me partnerin nuk ishe në sinkron.”

Ilri: “Duhet të kishe punuar shumë më shumë me këmbët. Duhet ta ndihmosh jashtëzakonisht më shumë partnerin.”

Olta: “E ka këmbën dy metra, nuk mund ta quash defekt.”

Iliri: “Duhet t’i vendosësh sytë anash ta shikosh.”

Olta: “Nuk ishte nata jote me fat sot.”

Valbona: “Nuk u ngatërrua Arnita u ngatërrua Eni. Këtu sfidohesh edhe me zhanera që të sfidojnë, por më pëlqen më skenë Arnita.”

Juria e vlerësoi performancën kështu: Valbona – 7 pikë/ Lori – 5 pikë / Iliri – 3 pikë / Olta: 5 pikë = 20 pikë

Moderatoja, Bora Zemani pyeti Enin se a ishte në rregull për të deklarata e Arnitës, se mund të ishte komode me këdo balerin që mund të kërcente. Ai me shaka u përgjigj se dhe ai mund të kërcente me këdo pa problem.

Me tekstin Vip1, mund të dërgoni deri në 5 mesazhe nëse ju pëlqeu performanca e Arnitës dhe Enit.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA