Performanca e Fifit javën e kaluar ishte ndër më të pëlqyer. Këngëtarja erdhi sot me një vals, me qëllimin për të qenë sërish ndër konkurrentët me më shumë pikë.

Kjo performancë ishte më e veçantë për Fifin, që kërceu nën ritmin e hitit të saj “Marova”.

Nga java në javë ti je më e lehtë dhe kjo është për t’u vlerësuar”, tha Olta Gixhari. Ndërsa Graciano tha se këngëtarja është konkurrentja më korrekte dhe ndjek me rigorozitet dietën, aq sa për një javë ka humbur 6 kilogram.

Postura në vals nuk është ajo e duhura”, kritikoi Lori Bala.

Ti kërceve këngën tënde dhe emocioni erdhi i plotë. Mua më erdhi bukur kërcimi, pavarësisht gjërave të vogla”, tha Valbona Selimllari.

Më pëlqeu gërshetimi kontemporan-vals, koreografia më erdhi mirë. E fillove, e mbarova, ama Gracianon nuk e pe në sy, sepse ti kërcen për qejfin tënd. Qejfin duhet ta ndash me Gracianon”, vlerësoi Ilir Shaqiri.

Në fund, nga katër anëtarët e jurisë, Fifi dhe Graciano morën 26 pikë, dy pikë më shumë se javën e kaluar.

Sonte nuk do të kemi 15, por 14 performanca. Saimir Korreshi, i cili ka pësuar një thyerje në krah, nuk do të kërcejë. Yjet e tjerë vazhdojnë garën, nën ethet e eliminimit të parë, pasi një prej tyre do të eliminohet.

Televotimi  do të jetë i hapur deri në fund të mbrëmjes. Nëse ju pëlqeu kërcimi i Fifit dhe Gracianos, mund t’i votoni me kodin Vip 14!

FOTO GALERI
1/3

Top Channel