Ajo vjen si më e votuara e jurisë nga java e shkuar, por në këtë cha cha, Atalanta Kërçyku nuk mundi t’i rrëmbejë plot 30 pikë.
Modelja dhe Luixhino kërcyen më këngën Sigala ft Ella Lyre & French Montana – Just got paid.
Edhe në koment, juria u shpreh se prisnin më shumë, megjithëse mund të veçojmë komentin e Oltës, e cila e komplimentoi se di të zotërojë skenën.
Olta: “Një cha cha e ngordhur. “Xhixhi” i bëri të gjitha. Dua të të bëj një kompliment që ti Atalanta shndërrohesh në skenë. Uroj të shikojmë më mirë natën e ardhshme.”
Lori: “Do doja të merrja më shumë energji nga Luixhno, nuk pash shumë hapa të kryqëzuar, të tjerat ishin okay.”
Ilir: “Personalisht prisja në lavatriçe më sensuale, erdhi pak e ngrirë. Figura e tëtë-s që trupi duhet të marri nuk u pa. “
Valbona: “Kishe pasiguri, megjithatë e shijova.”
Valbona – 7 pikë / Lori – 6 pikë / Iliri – 4 pikë / Olta – 6 pikë = 23 pikë
Atalanta tha se do të punojë më fort dhe do bëj më të mirën.
Nëse Atalanta dhe Luixhino janë të preferuarit tuaj, votojini me kodin përkatës VIP6.
Top Channel