Elvis Pupa erdhi ndryshe mbrëmjen e dytë të “Dancing With The Stars”. Së bashku me partneren e  tij, Jorën, sollën në skenë një vals vienez.

Çifti kërceu nën ritmet e këngës së Ylli Limanit, “Kur të kujtohet”. Sipas jurisë, Visi realizoi një performancë më të mirë se javën e kaluar, por duhet të “mos jetë i varur nga partnerja”.

Mua më erdhi shumë bukur kërcimi, më erdhi bukur figura. E pëlqeva”, u shpreh Valbona Selimllari.

E nise shumë mirë, por kjo mesi e në vazhdim humbe energjinë, humbe hapat”, tha Lori Bala.

Unë të pashë në rritje, pashë një Vis më të përqendruar se javën e kaluar. Je i varur nga dama, por mendoj se mund t’ia dalësh”, theksoi Ilir Shaqiri.

Mua më pëlqeve shumë, por kur ikën nga Jora sikur vdes dhe kur rikthehesh te ajo, ringjallesh”, tha Olta Gixhari.

Nga juria, Elvisi dhe Jora morën në total 25 pikë.

Sonte nuk do të kemi 15, por 14 performanca. Saimir Korreshi, i cili ka pësuar një thyerje në krah, nuk do të kërcejë. Yjet e tjerë janë gati të vazhdojnë garën, nën ethet e eliminimit të parë, pasi një prej tyre do të eliminohet.

Televotimi  do të jetë i hapur deri në fund të mbrëmjes. Nëse ju pëlqeu kërcimi i Elvisit dhe Jorës, mund t’i votoni me kodin Vip 12!

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA