Në kryeqytet dhe qytete të tjera të vendit ka nisur festa pas fitores së Kombëtares 3-0 ndaj Çekisë dhe hedhjes se një hapi të sigurt drejt Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Festa ka nisur në stadiumin e mbushur me tifozë, për të vazhduar në rrugët e kryeqytetit.

Edhe në Shkodër, Durrës e Fier, dhjetra qytetarë kanë dalë në rrugët e qytetit duke festuar me flamuj kuqezi.

Shqipëria mposhti në Arenën Kombëtare, Çekinë me shifrat 3-0 dhe tashmë i duhen edhe vetëm dy pikë në dy ndeshjet e mbetura (Moldavisë dhe Ishujve Faroe) për të siguruar edhe matematikisht kualifikimin në europianin e Gjermanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA